string(95) "nvidia-nis-revolucionin-e-ia-se-industriale-ne-gjermani-pjese-e-projektit-edhe-bmw-dhe-mercedes"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 14:50

Nvidia nis revolucionin e IA-së industriale në Gjermani: Pjesë e projektit edhe BMW dhe Mercedes

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 14:50

CEO i kompanisë gjigante të teknologjisë Nvidia, Jensen Huang, ka njoftuar se kompania do të ndërtojë platformën e saj të parë cloud për aplikime industriale të inteligjencës artificiale në Gjermani.

Reuters raporton se teknologjia e re do të ndërthurë Inteligjencën Artificiale me robotikën, duke ndihmuar prodhues të makinave si BMW dhe Mercedes Benz, që nga simulimet e dizajnit e deri të menaxhimi i logjistikës.

Huang poashtu ka prezantuar disa plane me fokus në Evropë, si zgjerimin e qendrave teknologjike në shtatë vende evropiane, hapjen e tregut të fuqisë kompjuterike të Nvidia-s për bizneset evropiane, ndihmë për zhvillimin e modeleve të IA-së në gjuhë të ndryshme si dhe mbështetje për kërkimet farmaceutike.

“Brenda vetëm dy vitesh, do ta rrisim kapacitetin e llogaritjes me IA në Evropë 10 herë,” raportohet të ketë thënë Huang.

E ndërkohë që Evropa ka mbetur prapa SHBA-së dhe Kinës në zhvillimin e teknologjive të IA-së, Komisioni Evropian ka njoftuar në mars se do të investojë 20 miliardë dollarë për ndërtimin e katër fabrikave të Inteligjencës Artificiale.