Nushi i PSD'së: Tomë Gashi më ofendoi rëndë, e gjuajta me ujë por s'u rrahëm - Gazeta Express
string(77) "nushi-i-psdse-tome-gashi-me-ofendoi-rende-e-gjuajta-me-uje-por-su-rrahem-gexp"

Gazeta Express

05/05/2020 22:58

Nushi i PSD’së: Tomë Gashi më ofendoi rëndë, e gjuajta me ujë por s’u rrahëm

Gazeta Express

05/05/2020 22:58

Gazetari Milaim Zeka ka thënë se avokati Tomë Gashi dhe Nol Nushi janë konfrontuar fizikisht në debatin e Radio Televizionit të Kosovës të Ridvan Berishës. Por, një gjë të tillë e kanë mohuar Nol Nushi dhe vet Tomë Gashi.

“Nuk ka pasur kurrfarë rrahje. As konfrontrim as më të voglin fizik mes meje dhe Tomës. E kemi mbajtur distancën, se e kemi edhe stiautën e virusit. Është e vërtetë deklarata e Milaim Zekës. E kam gjuajtur me ujë Tomë Gashin, se jam ofenduar tepër rëndë”, ka thënë Nushi në Tv Dukagjin.

Lexo Edhe:

Gjithashtu, edhe avokati Gashi tha se nuk ka pasur konfrontim fizik, gjithçka është e xhiruar dhe emisioni ka qenë drejtpërdrejt.

’Unë mendoj që asgjë nuk ka ndodhur që pasi kemi vazhduar me disa minuta debat me stilin e njëjtë të vrazhdë. Nuk dua të intepretoj askënd që pretendon se ka pasur rrahje, por dua të them vetëm se ka pasur debat të nxehtë’’, thotë Gashi në Dukagjin.

Ai komenton edhe deklaratën e Nushit më herët i cili tha se kishte hedhur ujë në drejtim të gashit.

‘’Nol Nushi ka mund të më gjuaj me ujë por unë nuk e konsideroj asgjë të rëndë pasi në atë mënyrë shkoi debati’’, thotë ai.

‘’Nuk ka ndodhur ajo që po thojnë. Kurrëfarë rrahje dhe nuk ka pasur asgjë që ja vlen të përmendet’’

‘’Ato që kam përmend unë gjitchka është në televizion dhe incizuar. Ai filloi të më përmendte familjen dhe djalin tim duke thënë se Albini nuk fitoi vota sa duhet për tu bërë deptuet. Unë ja ktheva njëjtë dhe nuk ka pasur asgjë të preket. Debati për fitim të votave të djalit tim nuk ka pasur nevojë të ndodhë. Gjithcka është e incizuar dhe nuk besoj që mund të keqpërdoret. Emisioni ka qenë live dhe nuk besoj që do të ketë ndërhyrje. Nuk ka pasur rrahje dhe besoj që kush aludon në këso gjëra të tilla dëshiron të krijojë debat të panevojshëm.’’, pëfundon Gashi.

Zeka thotë se Tomë Gashi e fyeu rëndë Nol Nushin, e pas asaj ky i fundit e ka gjuajtur me ujë Gashin.

“Në momentin që kanë shkuar siglat, ka ndodhur brenda studios. Toma e fyu Nolin tepër rëndë. Noli e gjuajti me ujë, ne ndërhymë pastaj. S’lamë të bëhet më e keqe”, thotë Zeka.

“Fyerja ishte tepër e randë, disa herë Toma i ka thënë a i ke ga nanës a motrës. Është shqetësuese kur njerëzit e VV’së kur po e ushqejnë elektoratin e vet me sha e me fy e me denigru”, ka thënë Zeka.