Nurkollari: Bashkëpunimi me EFA-n do të ndikojë në reputacionin e DokuFest-it dhe vetë kinematografinë kosovare - Gazeta Express
string(110) "nurkollari-bashkepunimi-me-efa-n-do-te-ndikoje-ne-reputacionin-e-dokufest-it-dhe-vete-kinematografine-kosovare"

Nurkollari: Bashkëpunimi me EFA-n do të ndikojë në reputacionin e DokuFest-it dhe vetë kinematografinë kosovare

Arte

Gazeta Express

06/05/2022 15:10

Akademia Evropiane e Filmit ka përzgjedhur DokuFest-in si një ndër festivalet e filmit nominues për Çmimet e Filmit Evropian dhe atë në dy kategori, të filmit të shkurtër dhe po ashtu filmit dokumentar

Nga Donjeta Abazi

Lexo Edhe:

DokuFest, pak javë para se të nisë edicionin e saj të ri, është përzgjedhur nga Akademia Evropiane e Filmit një ndër festivalet nominuese për Çmimet Evropiane të Filmit, në kategorinë e filmit të shkurtër dhe atë dokumentar.

Me këtë rast, Gazeta Express ka intervistuar shkurt drejtorin artistik të Dokufestit, Veton Nurkollarin.

Gazeta Express: Akademia Evropiane e Filmit ka përzgjedhur DokuFest-in si një ndër festivalet e filmit nominues për Çmimet e Filmit Evropian, në dy kategori, të filmit të shkurtër dhe po ashtu filmit dokumentar. Çka nënkupton kjo ne të vërtetë për DokuFestin?

Veton Nurkollari: Fakti se DokuFest është përzgjedhur nga ana e Akademisë së Filmit Evropian për të qenë festival nominues është i një rëndësie të veçantë për DokuFest-in, reputacionin e saj si dhe për vendin tonë dhe kinematografinë e saj. Kjo me siguri se do të rrisë interesimin e filmbërësve për festivalin tonë, interesimin e producentëve për bashkëpunim dhe bashkëprodhim me Kosovën dhe sigurisht do të sjellë shumë më shumë vizitorë gjatë festivali në Kosovë.

Gazeta Express: A priten bashkëpunime të tjera të tilla?

Veton Nurkollari: DokuFest ka një bashkëpunim të frytshëm me EFA viteve të fundit duke qenë pjesëmarrës nga Kosova në programin Young Audience Awards nga viti 2014. Po ashtu programi EFA Shorts shfaqet në DokuFest pandërprerë për 10 vite. Ne natyrisht synojmë të kemi edhe bashkëpunime të tjera me EFA në të ardhmen.

Gazeta Express: Çfarë mund të na thoni rreth organizimit të ri të edicionit të Dokufestit?

Veton Nurkollari: Sa i përket organizimit të DokuFest-it, përgatitjet tanimë janë në fazën intensive dhe mund të them se presim një edicion madhështor me shumë aktivitete.

Një historik i Akademisë Evropiane të filmit

Krijimi i Akademisë Evropiane të Filmit ishte iniciativa e një grupi më të mirë të kineastëve të Evropës, të mbledhur së bashku me rastin e ceremonisë së parë të Çmimit Evropian të Filmit që u mbajt në nëntor të vitit 1988. Akademia Evropiane e Filmit u themelua përfundimisht në vitin 1989 si Shoqëria Evropiane e Kinemasë nga presidenti i parë Ingmar Bergman dhe 40 kineast, me synim që të zhvillojnë interesat e industrisë Evropiane të filmit. Wim Wenders (1996-2020) dhe Agnieszka Holland ndoqën hapat e Bergman si Presidentë të Akademisë.

Akademia Evropiane e Filmit kërkon të mbështesë dhe t’i bashkojë 4200 anëtarët e saj duke festuar dhe promovuar punën e tyre. Synimet e Akademise janë ndarja e njohurisë dhe edukimi i audiencës të të gjitha moshave për kinemanë Evropiane. Duke u pozicionuar si një organizatë udhëheqëse dhe duke mundësuar debatime thelbësore brenda industrisë, Akademia përpiqet të bashkojë të gjithë ata që e duan kinemanë evropiane, duke kulmuar çdo vit me Çmimet e Filmit Evropian.

Çdo vit, aktivitetet e ndryshme të Akademisë Evropiane të Filmit kulmojnë me ceremoninë e Çmimeve të Filmit Evropian, të cilat prezantohen së bashku me Produksionit te Akademisë Evropiane të Filmi. Në gjithsej 26 kategori – mes tyre Regjisori, Aktorja dhe Aktori i Filmit Evropian – nderojnë çdo vit arritjet më të mëdha në kinematografinë evropiane.

Çmimet për edicionin e 35-të Evropian të Filmit të këtij viti do të mbahet në Reykjavík më 10 dhjetor. Dorëzimet do të hapen në pranverë 2022 ndërsa afati i përgjithshëm i dorëzimit është 31 maj 2022.

/Gazeta Express