Milani e ka bërë sulmuesin e Liverpoolit, Darwin Nuñez, prioritetin numër një për të përforcuar repartin ofensiv, raportojnë mediat italiane.
Sipas asaj që ka raportuar SkySport, Milani ka kontaktuar tashmë me sulmuesin uruguaian dhe “kuqezinjtë” janë seriozë në synimin për t’i dhënë trajnerit të ri, Massimiliano Allegri, një sulmues të klasit të lartë.
Raportet përmendin gjithashtu Arnaud Kalimuendo, Dusan Vlahovic dhe Rasmus Hojlund si alternativa të mundshme, por theksojnë se Nuñez mbetet objektivi kryesor.
Megjithatë, nuk është vetëm Milani në garë për uruguaianin. Sky raporton se edhe skuadra saudite Al-Hilal është e interesuar për Nuñez, megjithëse ende nuk ka bërë asnjë ofertë zyrtare.
Skuadra e Simone Inzaghit ka ndikuar tashmë në merkaton e Milanit këtë verë, pasi bleu mbrojtësin francez Theo Hernandez nga klubi italian më herët gjatë merkatos.
Sezonin e kaluar, Nuñez shënoi pesë gola dhe dha dy asistime në 30 ndeshje të Premier League-s. Liverpooli tashmë ka nënshkruar me Hugo Ekitike dhe thuhet se po punon për një marrëveshje me sulmuesin e Newcastle-it, Alexander Isak. Për këtë arsye, “The Reds” janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për ish-sulmuesin e Benficës.