Numri i aplikimeve për azil në BE ka rënë për të tretin vit me radhë


Gazeta Express
25 Qershor 2019 22:16

Vitin e kaluar ishin gjithsej 664 mijë e 480 kërkesa për azil në Bashkimin Europian si dhe Norvegji, Zvicër, Islandë dhe Lihtenshtajn. Kjo është 10% më pak se vitin e kaluar.

Deri tani, këtë vit janë 290 mijë kërkesa.

Derisa numri i aplikacioneve po bie, numri i njerëzve që janë vërejtur duke ardhur nga Mesdheu perëndimor është dyfishuar.

Siria, Afganistani dhe Iraku janë tre shtetet kryesore të origjinës së azilkërkuesve. Së bashku ata përfaqësojnë më shumë se një qerek (27%) të aplikuesve.

Shtetet tjera që bëjnë top-10’shën janë Pakistani, Nigeria, Irani, Turqia me 4% secila. Pastaj me 3% janë Venezuela, Shqipëria dhe Gjeorgjia.

Vitin e kaluar shtetet që kanë marrë më shumti refugjatë për kokë banori ishin Qipro, Greqia, Malta, Suedia dhe Luksemburgu./Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart