Numërohen rreth 95 % e votave, Erdogan vazhdon nën prag - Gazeta Express
string(59) "numerohenrreth1tevotavedalinrezultateeparatezgjedhjevnetrqi"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2023 18:06

Numërohen rreth 95 % e votave, Erdogan vazhdon nën prag

Lajme

Gazeta Express

14/05/2023 18:06

Numërimi i votave në Turqi po shkon drejtë fundit. Deri më tash janë numëruar 94.66 për qind e votave.

Sipas rezultateve, presidenti turk, Recep Taip Erdogan ka marrë 49.56 për qind të votave, ndërkaq Kemal Kilicdaroglu 44.72 për qind.

Lexo Edhe:

Nëse nuk arrihet përqindja 50 për qind, atëherë Turqia do të shkojë në balotazh.

Në këtë garë vota ka marrë edhe Sinan Ogan, 5.28 për qind dhe nuk dihet se cilin kandidatë do ta mbeshtetë – nëse ka balotazh.

Presidenti turk, Recep Taip Erdogan, për herë të parë në këto zgjedhje ra nën pragun 50 për qind.

Kur kanë mbetur më pak më shumë se 10 për qind të votave pa u numëruar, Erdogan ka 49.94 për qind të votave.

Ndërkaq kundër-kandidati i tij, Kilicdaroglu 44.30 për qind.

Nëse rezultat mbesin kështu do të ketë raund të dytë për zgjedhjet presidenciale.

Gjithnje e më shumë Turqia po shkon drejtë raundit të dytë të zgjedhjeve.

Kur janë numëruar 85.82 për qind të votave, Erdogan ka 50.13 për qind të votave, ndërkaq lideri opozitar, Kemal Kilicdaroglu 44.09.

Dy kampet për Reuters konfirmuan që balotazh do të ketë.

Por Erdogan, si dhe Kilicdaroglu kërkuan nga komisionerët të mos braktisin vendvotimet.

Zgjedhjet në Turqi janë afër balotazhit, meqë presidenti turk, Recep Taip Erdogan, po vazhdon të bie në përqindje sa më shumë që po numërohen votat.

Kur janë numëruar 80.48 për qind, Erdogan ka 50.43 për qind të votave, ndërkaq rivali i tij, Kemal Kilicdaroglu 43.77.

Sinan Ogan me 5.31, pa gjasa që të bëjë diçka më shumë.

Numërimi po vazhdon, ndërkaq në Ankara përkrahësit e opozitës janë mbledhur.

Presidenti turk, Recep Taip Erdogan, po rrezion që të mos fitojë pa balotazh, pasi vazhdimisht ka rënie në përqindjen e votave.

Kur janë numëruar 75.79 për qind të votave, Erdogan ka 50.76 për qind të votave, ndërkaq rivali i tij, Kemal Kilicdaroglu 43.43.

Në rast se asnjëri nuk fiton mbi 50 për qind të votave atëherë në Turqi do të ketë balotazh.

Ndërkaq, Sinan Ogan ka vetëm 5.31 për qind, pa gjasa për ta prakur balotazhin.

Numërimi po vazhdon, teksa partia republikane pretendon se është 1 përqind përpara.

Presidenti turk, Recep Taip Erdogan, vazhdimisht po pëson rënie në rezultat sa më shumë vota që po numërohen.

Kur janë numëruar 70.44 për qind të votave, Erdogan ka 51.06 për qind të votave, ndërkaq rivali i tij, Kemal Kilicdaroglu 43.12 për qind.

Sinan Ogan pa gjasa për të fituar ose shkuar në balotazh, pasi ka vetëm 5.31 për qind të votave.

Numërimi po vazhdon, ndërkaq dy partitë kryesore politike në Turqi po akuzojnë njëra tjetrën.

Numërimi i votave në Turqi po vazhdon, ku ka një rënie të vazhdueshme të votave të presidentit turk, Recep Taip Erdogan.

Megjithatë, pas numërimit të 65.84 për qind të votave, Erdogan vazhdon të prijë me 51.33 për qind, ndërkaq lideri opozitar, Kemal Kilicdaroglu , ka 42.85 për qind të votave.

Numërimi po vazhdon dhe dy partitë më të mëdha politike po pretendojnë që janë përpara, madje opozita ka akuzuar median shtetërore për manipulim.

Në Turqi janë numëruar 54.56 për qind të votave, ku presidenti, turk Recep Taip Erdogan, vazhdon rënien – përkundër se vazhdon të prijë.

Kur janë numëruar më shumë se gjysma e votave, Erdogan ka 51.87 për qind të votave, ndërkaq rivali i tij Kilicdaroglu ka 42.28 për qind të votave.

Numërimi po vazhdon.

Përkundër se presidenti turk, Recep Taip Erdogan është duke prirë në garën president, megjithatë përqindja e tij po bie sa herë po përditësohen rezultatet.

Kur janë numëruar 41.83 për qind të votave, Erdogan tani ka 52.55 përqind të votave, ndërkaq ldieri opozitar Kemail Kilicdaroglu 41.55.

Janë numëruar 34.26 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale në Turqi.

Erdogan është ulur sërish dhe tani ka një ulje në 53.17 për qind. Ndërkaq rivali i tij ka kaluar 40 përqindshin.

Sipas rezultateve fillestare që janë raportuar nëpër mediat ndërkomëbtare, presidenti turk Recep Taip Erdogan është përpara kundrejt rivalit të tij opozitar, Kilicdaroglu.

Kur janë numëruar 25 për qind e votave, epërësia e Erdoganit është ulur. Ai vazhdon të prijë me 54.27 për qind.

Ndërkaq rivali i tij Kemail Kilicdaroglu ka 39.75 për qind deri në këto momente.

Në Turqi po mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare dhe shihen një sfidë e madhe për presidentin turk Erdogan, në një kohë kur Turqia po përballet me krizë të rëndë ekonomike, si dhe pasojat e tërmetit shkatërrues muaj më parë.

____________________________

Pasi u hoq ndalesa që rezultatet të mos raportoheshin disa orë pas mbylljes së vendvotimeve, janë bërë të ditura të dhënat nga numërimi i votave të para të zgjedhjeve të sotme presidenciale në Turqi.

Rezultatet fillestare tregojnë se presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan është përpara rivalit të tij, kandidatit opozitar Kemal Kılıçdaroglu, raporton Al Jazeera.

Rezultatet paraprake jozyrtare tregojnë se Erdogan është përpara me 59.47 për qind të votave krahasuar me rivalin Kilicdaroglu, i cili ka 34.79 për qind, përcjell Gazeta Express.

Transmetuesi HaberTurk i dha rezultatet në bazë të 9.1 për qind të votave të numëruara.