“Numër i madh i çerdheve po punojnë pa licencë” - Gazeta Express
string(45) "numer-i-madh-i-cerdheve-po-punojne-pa-licence"

“Numër i madh i çerdheve po punojnë pa licencë”

Gazeta Express

24/02/2020 9:03

Së fundi në Prishtinë në një çerdhe private një kujdestare keqtrajtoi një fëmijë. Kjo ngjarje ka ngjallur reagime të shumta nga publiku. Kjo çerdhe nuk kishe marrë licencë.

Kryeinspektori i Inspektoratit Arsimor të Kosovës, Defrim Gashi, tha se është një numër i konsiderueshëm i çerdheve po punojnë pa marrë licencë.

Lexo Edhe:

“Procedura për licencë është shumë e thjesht, por disa nuk duanë të marrin licencë, Ne kemi udhëzimin admininistrativ, i cili parasheh për çdo gjë që të merret licenca”, tha ai Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ai bëri me dije se tani Kosova ka 122 çerdhe të licencuara, kurse të tjerat janë pa licencë. Sipas tij MASHT ka rekomanduar të mbyllen rreth 30 çerdhe.