Nuk zbatoi protokollin, klubit të njohur austriak i hiqen 12 pikë nga klasifikimi - Gazeta Express
string(80) "nuk-zbatoi-protokollin-klubit-te-njohur-austriak-i-hiqen-12-pike-nga-klasifikimi"

Nuk zbatoi protokollin, klubit të njohur austriak i hiqen 12 pikë nga klasifikimi

Gazeta Express

28/05/2020 21:34

E pabesueshme, por e vërtetë! Federata Austriake e Futbollit merr një masë drastike për një nga klubet e Bundesligës së këtij vendi.

Më konkretisht, LASK Linzit i janë hequr 12 pikë nga klasifikimi i sezonit të rregullt dhe është gjobitur 75 mijë euro pasi nuk ka respektuar normat e protokollit për rinisjen e stërvitjeve, duke kaluar direkt tek ato kolektivet, madje me ndeshje brenda grupit.

Lexo Edhe:

Nga 54 pikë që kishte në përfundim të sezonit të rregullt, tani LASK Linzi ka 42, 6 më pak se Salsburgu.

Federata nuk e ka zyrtarizuar vendimin, por e ka bërë vetë klubi i LASK-ut, që lajmëroi gjithashtu se do ta apelonte vendimin. Rregullorja e play off-it parashikon përgjysmimin e pikëve të pjesëmarrësve në këtë fazë. Pra, Salsburgu do të jetë në krye me 24 pikë, ndërsa LASK Linzi ndjek me 21 pikë.