Nuk respektoi vendimin për mbyllje, gjobitet me 200 euro biznesi në Skënderaj - Gazeta Express
string(76) "nuk-respektoi-vendimin-per-mbyllje-gjobitet-me-200-euro-biznesi-ne-skenderaj"

Gazeta Express

02/04/2020 16:47

Nuk respektoi vendimin për mbyllje, gjobitet me 200 euro biznesi në Skënderaj

Gazeta Express

02/04/2020 16:47

Një biznes në Skënderaj e pësoi që nuk iu përmbajti masave të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ai u gjobit me 200 euro pasi nuk e mbylli biznesin e tij.

Lexo Edhe:

Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, ka publikuar gjobën në Facebook duke paralajmëruar të gjitha bizneset që nuk respektojnë vendimet.

“200 euro gjobë për biznesin që nuk respektoi vendimin dhe urdhëresat për mbylljen e bizneseve deri në një vendim tjetër. T’i përmbahemi vendimeve e urdhëresave në fuqi, të kontribuojmë secili nga ne në parandalimin e infeksionit COVID-19”, ka shkruar ai.