"Nuk po e dërgojmë FSK-në në veri, i respektojmë KFOR-in e NATO-n" - Gazeta Express
string(60) "nuk-po-e-dergojme-fskne-ne-veri-e-respektojme-kforin-e-naton"

“Nuk po e dërgojmë FSK-në në veri, i respektojmë KFOR-in e NATO-n”

Gazeta Express

26/02/2020 14:17

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë sot para mediave se nuk po tentojnë që të dërgojnë FSK-në në veri të vendit, mirëpo ka kërkuar që të bëhet sqarim i marrëveshjes që ishte nënshkruar në vitin 2013, raporton Gazeta Express.

“Është ish-kryeministri ai që tha se nuk do të shkojë Forca e Sigurisë së Kosovës veri të Kosovës në një shkëmbim të letrave, e cila nuk u pat bërë publike për deputetët, mos harroni që në atë kohë unë kam qenë deputet dhe nuk kam qenë në dijeni për këtë”, thotë Kurti.

Lexo Edhe:

Ai shton se nuk duan që të marrin veprime, por të ruajnë marrëdhënie të mira me NATO-n dhe KFOR-in.

“Nuk është se do të marrim veprime, duam marrëdhënie të mira me NATO-n dhe KFOR-in por duam ta bëjmë publike për qytetarët se nuk ishte një marrëveshje po dy është në dorë të deputetëve të marrin hapa të tillë. Është obligim i imi që të njoftoj kryeparlamentaren, të parin e shtetit dhe kryeprokurorin e shtetit”, tha ai. /Express/