"Nuk negocioj me Lajçakun", presidentit i vjen një reagim nga Parlamenti Evropian - Gazeta Express
string(78) "nuk-negocioj-me-lajcakun-presidentit-i-vjen-nje-reagim-nga-parlamenti-europian"

“Nuk negocioj me Lajçakun”, presidentit i vjen një reagim nga Parlamenti Evropian

Gazeta Express

27/05/2020 11:14

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka reaguar në Twitter ndaj presidentit Hashim Thaçi rreth përfshirjes së këtij të fundit në dialogun e ndërmjetësuar nga emisari special i BE-së, Miroslav Lajcak.

Von Cramon ka shkruar se një lider i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë.

Lexo Edhe:

“Një lider i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë, nuk është një zgjedhje personale. Miroslav Lajcak ka dëshmuar se ai është duke punuar për negociata të orientuara drejt rezultatit. Çfarë është më e rëndësishme për Hashim Thaçin”, ka shkruar ajo, raporton Gazeta Express.

Presidenti i Kosovës ka thënë se nuk ka vullnet të marrë pjesë në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Emisarit Special të BE-së, Miroslav Lajçak.

Thaçi ka kundërshtuar emërimin e diplomatit sllovak si emisar special të BE-së për dialogun, duke thënë se vendi prej nga vjen Lajçak nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. /Express/