Nuk ndalojnë aksidentet në minierën e Bulqizës, plagoset rëndë një tjetër minator - Gazeta Express
string(80) "nuk-ndalojne-aksidentet-ne-minieren-e-bulqizes-plagoset-rende-nje-tjeter-minator"

Nuk ndalojnë aksidentet në minierën e Bulqizës, plagoset rëndë një tjetër minator

Shqiperi

Gazeta Express

01/03/2021 13:07

Paraditen e sotme një minator nga galeritë e Bulqizës ka mbetur i plagosur. Mësohet se ai është Agron Gjeta i moshës 55-vjeç.

Bëhet me dije se Gjeta është dërguar në spitalin e Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe tashmë pritet të transportohet drejt Tiranës për një ndihmë më të specializuar.

Lexo Edhe:

Ndërkohë mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën ndërsa pritet hetimi i plotë i ngjarjes për të mësuar rrethanat e saj.