Nuk ndalet Luana, me TNT sjell “Moj biondinë me sy të zi”


load
Gazeta Express
10 Qershor 2019 19:15

Këngëtarja Luana Vjollca pasi që realizojë një bashkëpunim me Danin është kthyer përsëri në ekran

Kësaj radhe duket se Luana është ftuar nga rok grupi i famshëm TNT në Kosovë për të qenë prezentë në klipin e tyre “Moj Biondinë me sy të zi”.

Normalisht në këtë këngë është edhe Luana, e cila vjen me një tekst të shtuar në këngë, të cilin e ka shkruar Ghulo.

TNT ishte rikthyer në skenë vitin e kaluar ku solist i tyre është zgjedhur Bekim Hallaqi.

Ndërkohë, për Luanën kjo është kënga e tretë për fansat e saj.

Në fillimvit ajo realizojë këngën “Boll u bë tuj vujt” si solo këngëtare, mandej në bashkëpunim me Danin realizojë këngën “Sonte” dhe tani vjen në një bashkëpunim me TNT. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart