“Nuk mund ta zëvendësoj më të mirin në botë, Van Dijk” - Gazeta Express
string(51) "nuk-mund-ta-zevendesoj-me-te-mirin-ne-bote-van-dijk"

“Nuk mund ta zëvendësoj më të mirin në botë, Van Dijk”

Gazeta Express

23/10/2020 12:00

Virgil van Dijk është i pazëvendësueshëm, por Fabinho thotë se do të japë maksimumin për të mbuluar sadopak pozitën e tij.

Mbrojtësi holandez i lëndoi ligamentet e gjurit ditë më parë dhe do të jetë jashtë për disa muaj.

Lexo Edhe:

Jurgen Klopp ka vendosur që deri në janar, në vend të Van Dijk të luajë Fabinho.

“Nuk jam Van Dijk, ai është më i miri në botë aktualisht”, tha Fabinho për Mirror.

“Trajneri më ka thënë se duhet të flasë më shumë të tentoj ta organizoj ekipin. Nganjëherë duhet t’i marrë topat e dytë dhe të jem gati për të bërë presion. Në këtë rol, duhet të tentoj të bëjë më të mirën”.

“Kur mësova se Van Dijk do të jetë jashtë për një kohë të gjatë, u shokova sepse para se gjithash, ai është më i miri në botë momentalisht. Ai është lider i këtij ekipi”.

“Do të më duhet të bëj sadopak nga ajo që bën Van Dijk. Duhet të tentoj ta organizoj ekipin. Më duhet t’i flas ekipi dhe të jem lider”. /Gazeta Express/