Nuk mori asnjë post në qeverinë e re, reagon Billall Sherifi - Gazeta Express
string(59) "nuk-mori-asnje-post-ne-qeverine-e-re-reagon-billall-sherifi"

Gazeta Express

05/06/2020 21:27

Nuk mori asnjë post në qeverinë e re, reagon Billall Sherifi

Gazeta Express

05/06/2020 21:27

Emri i Bilall Sherifit, sekretarit të përgjithshëm të Nismës Socialdemokrate u përmend si opsion më i mirë për postin e zëvendëskryeministrit nga ana e shefit të Grupit Parlamentar, Haxhi Shala. Por ky post, iu besua Albulena Balaj-Halimajt.

Në lidhje me këtë ka reaguar Sherifi, i cili ka deklaruar se ishte vetë ai që ka vendosur që të mos bëhet pjesë e qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Lexo Edhe:

Nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, ai ka treguar arsyet. Ndër to është ‘hapja e mundësive për kuadrot e reja profesionale”.

Shkrimi i plotë i Sherifit në Facebook:

Po shfrytëzoj rastin të sqaroj anëtarët, simpatizantët, votuesit e NISMËS Socialdemokrate dhe opinionin e gjerë publik me sa vijon:

Në takimin e parë që kemi pasur me kryetarin e partisë z. Fatmir Limaj pas mocionit të sukseshëm për rrëzimin e qeverisë, ku ishte i pranishëm edhe z. Haxhi Shala, dhe ku është diskutuar në parim për përfaqësimin e NISMËS Socialdemokrate në qeverinë e re të Kosovës, ua kam shprehur hapur qëndrimin tim se nuk do të angazhohem në asnjë nga pozitat në kuadër të ekzekutivit.

Qëndrimi im lidhet me pikëpamjet që kam rreth kuadrove që duhet ta përfaqësojnë forcën tonë politike. Jam ithtar i hapjes së mundësive për kuadrot e reja profesionale, të atyre që janë ballafaquar me përditshmërinë e nevojave që kanë qytetarët tonë, sepse në këtë mënyrë do të hiqet logjika që kuadrot e reja duhet të vrapojnë për mbledhjen e votave, kurse përfaqësimin ta bëjnë “kuadrot e moçme”.

Mendoj se është koha që kuadrot themeluese të partisë të shfrytëzojnë përvojën e tyre që të forcojnë NISMËN Socialdemokrate dhe kam bindjen e plotë se hapja rrugë për kuadrot e reja do të nxjerr në shesh kualitetet që kemi në mesin tonë. Në të kundërtën, do të shpërfaqim logjikën e ndrydhjes së kualiteteve të reja dhe do të binim në kundërshtim të plotë me frymën socialdemokrate.