Nuk më duhet leja e Kongresit ta bombardoj Iranin, thotë Donald Trump


Gazeta Express
25 Qershor 2019 9:39

Presidenti Trump thotë se nuk ka nevojë për autorizimin e Kongresit, për ta sulmuar Iranin – pavarësisht insistimit të ligjvënësve demokrat dhe republikan të cilët thonë se kjo është shkelje e kushtetutës.

Kur u pyet nga The Hill nëse kishte autoritet ligjor për ta bombarduar Iranin pa marrë leje nga Kongresi, presidenti tha: “Kam”.

“Por Kongresin e kemi pasur në krah të asaj që po e bëjmë… dhe mendoj se ata e vlerësojnë këtë”, tha presidenti për The Hill, transmeton Gazeta Express.

“Më pëlqen ta kem në krah, por nuk kam nevojë ligjërisht ta bëj këtë. Ne ishim shumë afër vendimit ndoshta për të sulmuar. Më pas vendosa që mos ta bëj. Nuk e zhdukëm askënd, edhe ashtu”.

“Isha gati ta merrja këtë vendim për një kohë të caktuar dhe vendosa të mos e bëja sepse nuk ishte proporcionale”, tha ai.

Trump të enjten anuloi një sulm ushtarak mbi Iranin, pasi Republika Islamike rrëzoi një dron të Ushtrisë Amerikane pranë Ngushticës së Hormuzit. /Express

Te fundit


Kthehu lart