Nuk këndellet Arsenali, humb edhe nga Leicester City - Gazeta Express
string(51) "nuk-kendellet-arsenali-humb-edhe-nga-leicester-city"

Nuk këndellet Arsenali, humb edhe nga Leicester City

Gazeta Express

25/10/2020 22:08

Arsenali ka humbur tri pikët në shtëpi, duke u mposhtur 0-1 nga Leicester City.

Pas humbjeve kundër Manchester City dhe Aston Villa – Arsenali dhe Leicester City kishin si objektiv këndelljen.

Lexo Edhe:

Vetëm një skuadër e arriti këtë, mysafirët, ani pse vendasit shiheshin si favorit.

Arsenali u mund midis stadiumit ‘Emirates’ nga Leicesteri i Brendan Rodgers, duke pësuar humbjen e dytë me radhë, të tretën pas tri xhirove në Premierligë.

Jamie Vardy e shënoi golin e vetëm dhe të tri pikëve minutën e 80’, raporton Gazeta Express.

Pas kësaj fitore, Leicester ka shkuar në kuotën e 12 pikëve dhe gjendet në pozitën e katërt, derisa Arsenali ka mbetur në pozitën e dhjetë me nëntë pikë.

Lajmi i mirë për ‘Topçinjtë’ është kthimi i mbrojtësit shqiptar, Shkodran Mustafi,

Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 49’ në vend të David Luiz dhe padyshim që me të në ekip, Mikel Arteta do të blindojë sërish mbrojtjen për të arritur të triumfet. /Gazeta Express/