"Nuk kemi staf", avokati i Mustafës dhe prokurorja e Speciales replikojnë për kategorizimin e dokumenteve - Gazeta Express
string(102) "nuk-kemi-staf-avokati-i-mustafes-dhe-prokurorja-e-speciales-replikojne-per-kategorizimin-e-dokumenteve"

“Nuk kemi staf”, avokati i Mustafës dhe prokurorja e Speciales replikojnë për kategorizimin e dokumenteve

Gazeta Express

28/10/2020 16:52

Julius Von Bone, avokat i ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafës, dhe një Prokurore e Specializuar kanë replikuar në konferencën për ecurinë e çështjes së ish-eprorit të UÇK-së. në lidhje me klasifikimin e disa dokumenteve në procedurën e punës.

Avokati ka shprehur pakënaqësi për klasifikimin e materialeve që ia japin pala mbrojtëse dhe ajo e akuzës njëra tjetrës dhe gjykatësit, ndërsa prokurorja në një rast tregoi se s’kanë staf të mjaftueshëm për ta analizuar ligjërisht çdo çështje, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Mbrojtja propozon që ZPS dhe mbrojtja t’i parashtrojnë bashlë këto te gjykatësi i procedurës paraprake”, tha avokati.

Ndërsa gjykatësi Nicolas Guillou tha se “listat nuk kanë vetëm për qëllim që ta ndihmojnë mbrojtjen, por edhe trupin gjykues për të kuptuar më mirë se çfarë materialesh janë nxjerrë”.

Ndërsa njëra nga prokuroret e Zyrës së Prokurorit të Specializuar tha se ata nuk kanë staf të madh dhe se për këtë nuk mund të fokusohen krejtësisht në një procedurë të caktuar.

“ZPS vepron me një numër të vogël stafi edhe kur është në kapacitet ligjor… Nuk kemi sot përfaqësues të ekipit ligjor. Nuk e kemi luksin e mundësisë që të fokusohemi vetëm në një procedurë”, tha prokurorja. “Stafi jonë duhet të caktohet edhe në lëndë tjera për ta ndarë barrën në mënyrë të barabartë”, tha Larson.

Ajo tha se para kësaj konference, e kanë njoftuar avokatin e Mustafës për parashtrimet që Zyra e Prokurorit të Specializuar ka planifikuar t’i bëjë sot.

Ndërsa avokati i mustafës tha se “Zyra e Prokurorit të Specializuar ka më shumë staf sesa mbrojtja. /GazetaExpress/