“Nuk kam qenë kurrë e dashuruar”, ish e dashura e Romeos habit me deklaratën - Gazeta Express
string(73) "nuk-kam-qene-kurre-e-dashuruar-ish-e-dashura-e-romeos-habit-me-deklaraten"

“Nuk kam qenë kurrë e dashuruar”, ish e dashura e Romeos habit me deklaratën

Rozë

Gazeta Express

22/05/2022 10:42

Lidhja më e përfolur e kohëve të fundit ka qenë ajo mes vajzës së Niko Peleshit, Aleksias dhe Romeo Veshaj.

Edhe pse Alekisa doli në një intervistë së fundmi ku tha se lidhja e saj me Romeon ka marrë fund sot ka dalë me një tjetër deklaratë. E ftuar në “Wake Up”, Aleksia ka hedhur një kunjë të fortë për ish të dashurin e saj, Romeo Veshajn.

Lexo Edhe:

“Nuk kam qenë kurrë e dashuruar”, ka thënë ajo.

Lidhja e Aleksia Peleshit me aktorin e njohur të humorit është komentuar kudo nëpër media edhe pse vetë Romeo nuk ka dhënë ende një deklaratë. Prej disa kohësh ata i kanë dhënë fund romancës së tyre dhe secili ka vazhduar jetën e tij.

Aleksia na ka rrëfyer pak kohë më parë se ishte e bindur se lidhja mes tyre ishte e konsoliduar, por sot i ka vendosur vulën duke na thënë se dyshja nuk janë më bashkë. Gjërat nuk kanë funksionuar si duhet mes tyre dhe Aleksia duket se nuk e ka më problem këtë fakt.

Pjesë nga intervista:

Të bezdisin lajmet në portale, që je përfolur shumë kohët e fundit?

“Më bezdis sepse jam nxituar duke folur më shumë se ç’duhet. Njerëzit nuk kanë pse t’i dinë të gjitha. Për këtë i kam rënë pak pishmanit. Por ç’ndodhi, ndodhi.”

Si je tani me punët e zemrës?

“Njeriu reflekton, kupton më shumë për veten. Unë kam kuptuar se unë nuk kam qenë ndonjëherë realisht e dashuruar, kam qenë e dashuruar me idenë e të pasurit dikë në krah që të dashuron verbërisht. Ose kam qenë e dashuruar me idenë e krijimit të një familjeje sa më shpejt, por kurrë e dashuruar me një njeri. Nuk ma ka bërë zemra ‘bam’,” ka thënë ajo.

Mendon të marrësh pjesë në “Big Brother VIP”?

“Më ka ngelur pak peng që nuk u futa vjet. Më kanë penguar njerëzit e mi të cilët pyeta. Për vitin tjetër besoj se po. E kam me qejf.”