Nuk kalon kërkesa e VV-së që Avdullah Hoti të raportojë në Komisionin për Punë të Jashtme - Gazeta Express
string(89) "nuk-kalon-kerkesa-e-vv-se-qe-avdullah-hoti-te-raportoje-ne-komisionin-per-pune-te-jashtme"

Nuk kalon kërkesa e VV-së që Avdullah Hoti të raportojë në Komisionin për Punë të Jashtme

Gazeta Express

28/09/2020 18:10

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka miratuar Planin e Punës së komisionit për sesionin vjeshtor.

Kryetarja e këtij komisioni, Time Kadriaj, tha se do të mbajnë një takim me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Shqipërisë.

Lexo Edhe:

“Kam kërkuar nga ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani që të na aranzhojnë një takim me Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë”, tha ajo.

Në këtë mbledhje është formuar grupi punues për monitorim të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm, i cili do të mbikëqyret nga gjithë anëtarët e këtij komisioni.

Kërkesë tjetër e VV-së ishte që të vijë për raportim kryeministri Avdullah Hoti, por që u pa e panevojshme për anëtarët e tjerë.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, tha se kryeministri Hoti ka raportuar në Kuvend dhe një gjë të tillë do ta bëjë gjatë raportimit për 100-ditëshin e Qeverisë.

Ai tha se pyetjet mund t’i drejtohen në këtë seancë, raporton EO.

“Është diskutuar në kuvend dhe besoj se do të diskutohet edhe ne seancën ku do të raportojë për 100 ditshin e qeverisë. Mendoj se nuk është e nevojshme të vij kryeministri”, tha Gashi.