Nuk ka nevojë për nervozë, datë do të ketë


Gazeta Express
13 Qershor 2019 14:43

Nga CDU-ja qeveritare e kancelares Angela Merkel për “Frankfurter algemajne cajtung” thonë se “nuk kuptojnë pse është aq problem i madh anulimi për tre muaj i vendimit për negociata me Maqedoninë e Veriut, kur është e zgjidhur se hapja e kapitujve të parë të negociatave do të ndodhë në dhjetor”, njofton Koha.mk.

“Sa i takon Maqedonisë së Veriut, sipas njohurive dhe vlerësimeve të mia, mund të them se vendi në fund të shtatorit do të merr pëlqim nga grupi im parlamentar dhe Bundestagu”, ka thënë deputeti i CDU-së, Johan Vadeful.

Ai paralajmëron se “nuk është e ndihmës përhapja e frikës nga fuqitë ose vendet treta”, pas pohimeve se anulimi i vendimit për negociata mund t’i forcojë aktivitetet dhe apetitet e Rusisë dhe Kinës në rajon, transmeton Dojçe Vele.

Vadeful i hedh poshtë kritikat ndaj Bundestagut për anulimin e vendimit për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut deri në shtator.

“Ne kemi përgjegjësi para popullit tonë, veçmas kur bëhet fjalë për një vendim pozitiv për fillim të negociatave. Patjetër popullit tonë qartë t’u shpjegojmë pse kemi thënë ‘po’”, thotë deputeti gjerman./GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart