“Nuk ka ndodhur asgjë mes Brozovicit dhe Lukakut”


Gazeta Express
19 Shtator 2019 23:50

Pas 3 fitoreve në 3 javët e para të Serie A, gjakrat u trazuan disi në shtëpinë e Interit me atë barazim 1-1 nda Slavias së Pragës në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Champions League.

Në fundin e pjesës së parë në ndeshjen ndaj çekëve sipas mediave italiane ka pasur disa shkëndija mes Marcelo Brozovic dhe Romelu Lukakut, por t’i shuar përfundimisht ato ka menduar qendërmbrojtësi holandez Stefan De Vrij.

Ai i ka cilësuar këto thjeshtë trillime të gazetarëve.

“Këto gjëra që shkruhen nuk kanë ndodhur kurrë në dhomat tona të zhveshjes. Nuk ka asgjë për të thënë dhe asgjë për t’u përgjigjur, ne shikojmë përpara dhe duhet të përqendrohemi te ndeshja e radhës. Kushdo që ka fol, kurrë nuk ka qenë në dhomën e zhveshjes”.

Derbi i Madoninës është sfida e radhës për zikaltrit dhe De Vrij ka besim te verbër se Interi i tij do të triumfojë në këtë ndeshje edhe pse e di që Milani ka një skuadër të mirë dhe me lojtarë shumë cilësorë.

Te fundit


Kthehu lart