Kryeministri Edi Rama deklaroi se media nëse ka nevojë për ndihmë mund të marrë kredi, por ‘grante’ (dhurata) nuk do të ketë për ta në këtë kohë të koronavirusit.
Në lidhje live me emisionin Opinion, Rama la të kuptuar se nuk do të ketë një paketë ndihme për median, një thirrje kjo e artikuluar nga komuniteti i gazetarëve, Presidenti Meta, anëtarët e AMA-s por edhe lideri i opozitës Lulzim Basha.
Rama: I pari Saliu është piramidë, ju tha shqiptarëve, u thoshte me jepni një të jap dy se deti u bë kos, e hëngri njëherë populli, por unë nuk e bëj detin kos, prandaj kur të dalim nga kjo luftë të jemi kryelartë. Për mediat, tani ky tjetri (Basha) duhet të thotë cilat media, ato që deri dje tha janë të gjitha të kriminalizuara përveç njërës që ishte e pastër.
Pra, mediat janë biznese të mëdha dhe qeveria nuk mbështet dot me grante por ka vendosur në dispozicion një garanci sovrane dhe mediat që janë biznese të mëdha të marrin garancinë sovrane të marrin kredinë për të paguar punonjësit që i kanë në shtëpi.
Sa i përket gazetarëve, sigurisht është një temë tjetër, por përsa kohë flitet për shkurtim të emisioneve komerciale nuk është problem i qeverisë, të gjithëve ju mirëkuptohet halli, por këtu halli është kush është më në hall…