Nuk ka kushte për të që të hyjë në sallën e Kuvendit, deputeti tregon si e bartin dy persona shkallëve - Gazeta Express
string(101) "nuk-ka-kushte-per-te-qe-te-hyje-ne-sallen-e-kuvendit-deputeti-tregon-si-e-bartin-dy-persona-shkalleve"

Gazeta Express

10/07/2020 13:27

Nuk ka kushte për të që të hyjë në sallën e Kuvendit, deputeti tregon si e bartin dy persona shkallëve

Gazeta Express

10/07/2020 13:27

Deputeti i LDK-së, Fetah Rudi, është ankuar pasi që e ka të vështirë të qaset në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Ai përmes fotografive që ka publikuar shihet duke u bartur shkallëve nga kati në kat nga dy persona.

Lexo Edhe:

“Kur kanë kaluar më shumë se 7 muaj që nga dhënia e betimit si deputet i Kuvendit të Kosovës, vetëm kështu mund të hyj në sallën e Kuvendit!”, është shprehur ai.

Ai thotë se me të njëjtin problem ishte ballafaquar edhe më parë.

“Me një problem të tillë jam ballafaquar edhe për 13 vite sa isha pjesë e Kuvendit Komunal ne Malishevë. Por asnjëherë nuk jam ndalur, por gjithmonë në shërbim të qytetarëve. Institucionet e Kosovës e kanë obligim dhe duhet të punojnë që të krijohet infrastruktura e duhur për personat me aftësi të kufizuara”, ka shkruar Rudi.