Nuk ka konsensus për kodin zgjedhor, palët nuk gjejnë gjuhën për koalicionet zgjedhore - Gazeta Express
string(85) "nuk-ka-konsensus-per-kodin-zgjedhor-palet-nuk-gjejne-gjuhen-per-koalicionet-zgjedhore"

Nuk ka konsensus për kodin zgjedhor, palët nuk gjejnë gjuhën për koalicionet zgjedhore

Gazeta Express

01/10/2020 14:02

Ka përfunduar pa konsensus mbledhja e radhës në Këshillin Politik. Palët kanë ruajtur pozicionet e tyre dhe nuk kanë arritur në një marrëveshje për të zgjidhur diskutimet mbi formulën e koalicioneve zgjedhore, listave dhe pragut zgjedhor.

Në përfundim të mbledhjes, përfaqësuesi i PS-së Damian Gjiknuri, deklaroi se PD-ja po bën bllokuesin e procesit, pasi pretendon të mbajë në këmbë ligjin ekzistues për koalicionet, një ligj që sipas tij ka rënë me ndryshimet kushtetuese të 30 qershorit. Gjiknuri theksoi se PS është e gatshme të diskutojë për listat e hapura e formatin e koalicionit, me kusht që PD të sjellë një model dhe jo të kërkojë modelin ekzistues.

Lexo Edhe:

Gjiknuri: Të imponosh konsensus me modele joevropiane, kjo është tallje. Hajde diskutojmë për çështjen e pragut kombëtar apo për modelin e hapjes së listave, natyrisht duke ruajtur disa modele që ne i propozojmë.

Që të shkojmë tek ODIHR, duhet një produkt. Që të ketë një produkt duhet të ketë mosdakordësi për produktin. Ne PD-së i kemi thënë sillni një produkt evropian për koalicionet.

Partitë konkurojmë me ekip. Një votë i jepet ekipit, një tjetër i jepet individid. Ka shumë njerëz që votojmë vetëm ekipin. Nëse zgjedhësit vlerësojnë se ekipi mund të zëendësohet, atëherë ata që kanë peshë votash vlerësohen. Përndryshe, sistemi bëhet kaos. Kjo është qasja jonë.

Thirrja ime është, nëse dëshironi konsensus hajdeni me produkt. Produkti është një formulim i një sistemi proporcional me lista të hapura, një model evropian… jo një produkt origjinal ballkanit.

Por ndryshe mendojnë përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare. Përfaqësuesi i PD-së në Këshill, Oerd Bylykbashi, u shpreh se PS-ja refuzon që Këshilli Politik t’i drejtohet OSBE/ODIHR në lidhje me formulën e koalicioneve e listave zgjedhore. Bylykbashi paralajmëroi se Shqipëria rrezikon zgjedhjet dhe integrimin nëse PS nuk tërhiqet nga qëndrimi i saj i ngurtë.

Bylykbashi: Opozita nguli këmbë në mbledhje që e vetmja pikë e axhendës të jetë nënshkrimi i një kërkese drejtuar ODIHR. PS refuzoi në mënyrë të vazhdueshme. Ngulte këmbë që të mbajë të pandryshuar qëndrimin e tij për të ndryshuar rregullat, ndërkohë që loja ka filluar. PS nënvizoi frikën e saj nga përgjigja që do të vijë nga ‘arbitri’. Ne vazhdojmë të qëndrojmë në këtë pozicion. Nëse PS nuk ndryshon qëndrim, bllokon funksionimin e Këshillit Politik, e njëkohësisht reformën si një ndër kushtet e BE-së e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë në BE.

Kërkuan tekst, i kemi dhënë tekst. Ne kemi kërkuar koalicionin e tanishëm dhe hapjen 100% të listave.

Ndërkohë përfaqësuesi i LSI-së Petrit Vasili ka hedhur akuza në drejtim të Damian Gjiknurit, duke thënë se ai e pranoi hapur në Këshillin Politik, qëllimin e PS-së.

Vasili: Gjiknuri deklaroi qartë e haptas duke thënë se meqë jemi maxhorancë, ne miratojmë ligjin që na leverdis. Kjo shpjegon më së miri për këdo, që këtu kemi të bëjmë me një qëndrim tërësisht të njëanshëm dhe me qëllimin që të bëjë çdo lloj strategjie për manipulim që të marrë një shumicë që nuk e ka në zgjedhje.