Nuk ka fitues në derbi, Roma e Lazio ndahen në paqe - Gazeta Express
string(50) "nuk-ka-fitues-ne-derbi-roma-e-lazio-ndahen-ne-paqe"

Gazeta Express

26/01/2020 19:52

Nuk ka fitues në derbi, Roma e Lazio ndahen në paqe

Gazeta Express

26/01/2020 19:52

Është mbyllur 1-1 derbi mes Romës dhe Lazios në ‘Olimpico’.

Derbi mes Romës dhe Lazio nuk ka sjellë fitues, i zhvilluar në kryeqytet, në stadiumin ‘Olimpico’.

Lexo Edhe:

Dy skuadrat kishin rastet e veta për t’i rrëmbyer pikët e plota, por nuk ia dolën të dërgojnë më shumë se njëherë topin në rrjetën e kundërshtarit.

Edin Dzeko realizoi fillimisht për Romën, pas një dalje të gabuar nga Thomas Strakosha.

Ai shënoi për 1-0 në minutën e 26-të.

Barazoi gjithçka Francesco Acerbi në minutën e 34’, q doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.

Lazio tani ka shkuar në kuotën e 46 pikëve në pozitën e tretë, derisa Roma në atë të katërt në kuotën e 39 pikëve. /Gazeta Express/