“Nuk jemi të detyruar, por kemi zgjedhur”, ambasadorja amerikane citon kryeministrin Rama. Çfarë veçon nga fjala e tij në Moskë - Gazeta Express
string(122) "nuk-jemi-te-detyruar-por-kemi-zgjedhur-ambasadorja-amerikane-citon-kryeministrin-rama-cfare-vecon-nga-fjala-e-tij-ne-moske"

“Nuk jemi të detyruar, por kemi zgjedhur”, ambasadorja amerikane citon kryeministrin Rama. Çfarë veçon nga fjala e tij në Moskë

Gazeta Express

27/02/2020 9:54


Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka zgjedhur dy fraza të kryeministrit Edi Rama të bëra një ditë më parë në Moskë, gjatë takimit me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, në të cilin ka theksuar se Shqipëria nuk është e detyruar, por ka zgjedhur të jetë në të njëjtën linjë me aleatët e saj si NATO dhe BE.

Kim ka përzgjedhur këto dy fraza të kryeministrit shqiptar Rama:

Lexo Edhe:

“Askush nuk na detyron. Ne kemi zgjedhur dhe jemi krenarë që i përkasim asaj familjeje të madhe.”

“Do ta shënoj në CV-në time që kam korrigjuar dikur Ministrin Lavrov. Nuk është detyrim, është zgjedhje. Ne nuk jemi në të njëjtën linjë me aleatët tanë të mëdhenj me NATO-n ose BE-në sepse jemi të detyruar ta bëjmë, por sepse kemi zgjedhur. .. ”

Gjithashtu ambasadorja amerikane ka vecuar edhe dy fraza te ministrit rus.

POSTIMI I AMBASADORES AMERIKANE NE TWITTER