'Nuk ishim në djeni të rastit, 64-vjeçari sillej mirë', flasin mësuesit e shkollës ku punonte Abazi - Gazeta Express
string(95) "nuk-ishim-ne-djeni-te-rastit-64-vjecari-sillej-mire-flasin-mesuesit-e-shkolles-ku-punonte-abazi"

‘Nuk ishim në djeni të rastit, 64-vjeçari sillej mirë’, flasin mësuesit e shkollës ku punonte Abazi

Gazeta Express

04/06/2020 13:10

Përfaqësuesja e një prej sindikatave të mësuesve, Pranvera Janku ka folur në Fax News, në emër të stafit pedagogjik të shkollës ku punonte 64-vjeçari Abaz Dogu. Drejtuesit e shkollës shprehen se nuk kanë pasur dijeni për atë që ka ndodhur. Sipas Jankut roja ka vepruar në fshehtësi të plotë.

“Mësuesi sot bën vërtetë një punë të madhe, unë besoj se ju jeni koshientë se mësuesit kanë sakrifikuar për të çuar dijen te nxënësit dhe në këto kohë të pandemisë. Dua të falenderoj të gjithë mësuesit në emër të sindikatave të Arsimit, se dhe në 12 natën të na vinte mesazhi nga ana e nxënësve, mësuesit e kishin detyrim që të përgjigjeshin.

Lexo Edhe:

Ne për rastin e kemi marrë vesh nga mediat, nuk ka ndodhur asgjë brenda shkollës, puna e drejtuesve ka qenë perfekte, por unë mendoj se këto gjëra që ndodhin jashtë dalin vetëm kur e denoncon vetë personi.

Këto janë raste shumë të mprehta sociale, dhe nuk diskutohet që ne na duket shumë e padrejtë që të shkosh dhe të merresh me jetën private të një personi, që nuk bie shumë në sy. Drejtori nuk e ka ditur këtë rast, ka thërritur psikolgen, mësuesit kujdestar, e bëri çështje, po ka qenë një kohë shumë e shkurtër, dhe mediat e hapën në të gjithë Shqipërinë.

Unë e njoh për të rregullt drejtorin e shkollës, ky person i cili ka punuar kaq fshehtas, është sjellë mirë brenda shkollës. Unë nuk kam dijeni shumë për rojen, hapte derën, më shoqëronte mua, nuk kam vënë re ndonjë veprim të dyshimtë”, tha Janku për Fax News.