Nuk ia del Lionel Messi - Gazeta Express
string(23) "nuk-ia-del-lionel-messi"

Sport

Gazeta Express

22/09/2021 16:43

Nuk ia del Lionel Messi

Sport

Gazeta Express

22/09/2021 16:43

Ishte pothuajse e ditur… por tani është zyrtare. Leo Messi është lënë jashtë për ndeshjen kundër Metz në kuadër të xhiros së 7 të Ligue 1.

Raporti mjekësor i lëshuar dje nga Paris Saint-Germain la pak hapësira për rikuperim të menjëhershëm të Leos, ku konfirmoi se 34-vjeçari ka probleme me gjurin e majtë.

Lexo Edhe:

Tani, megjithatë, është zyrtare. PSG ka bërë publike listën e saj prej 21 futbollistëve të thirrur për ndeshjen në udhëtim në Metz dhe Messi mungon, i cili ia la vendin Achraf në min 76 ’në fitoren ndaj Lyon (2-1) dhe nuk dukej shumë i kënaqur me zëvendësimin dhe u krijuan shumë polemika pasi pati njëfarë diskutimi me Mauricio Pochettinon.

Në listë, nga ana tjetër, janë Mbappé, Neymar, Di María, Achraf, Ander Herrera, Rafinha… vazhdon të mungojë ish kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos. /Gazeta Express/