"Nuk i shpëton dot 25 prillit" Presidenti Meta i përgjigjet Ramës - Gazeta Express
string(63) "nuk-i-shpeton-dot-25-prillit-presidenti-meta-i-pergjigjet-rames"

“Nuk i shpëton dot 25 prillit” Presidenti Meta i përgjigjet Ramës

Gazeta Express

01/10/2020 13:50

Mbasi kryeminstri e quajti “makinist” kreun e shtetit, ka reaguar edhe Meta.

Në një postim në Facebook, Presidenti i konsideron si batauta bajate dhe njëkohësishti kërkon të respektojë marrëveshjken e 5 qershorit.

Lexo Edhe:

“Profeti i kokoshkave t’i lërë batutat bajate dhe të respektojë çdo pikë e presje të Marrëveshjes Historike të 5 Qershorit”, shkruan Meta.

Më tej ai shprehet se Rama nuk i shpëton dot zgjedhjeve të 25 prillit.

“Shefin e pakicës së pakicës, nuk ka formulë e marifet që e shpëton nga data 25 prill. Por fajin për këtë situatë të rëndë psiqike, prapë e ka Opozita e Bashkuar. Se ajo e mësoi keq duke ja lënë fushën bosh për të kapur 100% të pushteteve”, mbyll postimin Meta.

Çfarë i tha Rama që solli reagimin e Metës ?

Me anë të një postimi në twitter, Rama shprehet se programi i Lulit është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”.