Nuk i kishte ndodhur Barcelonës që nga sezoni 2003/04 - Gazeta Express
string(53) "nuk-i-kishte-ndodhur-barcelones-qe-nga-sezoni-2003-04"

Futboll

Gazeta Express

24/09/2021 15:50

Nuk i kishte ndodhur Barcelonës që nga sezoni 2003/04

Futboll

Gazeta Express

24/09/2021 15:50

Barcelona nuk e ka nisur aspak mirë sezonin 2021/22.

Pas pesë ndeshjeve, Barça numëron nëntë pikë, ka arritur vetëm dy fitore, ka barazuar tre herë.

Lexo Edhe:

Momentalisht, problemi i Barcelonës është sulmi, pasi vit pas viti i janë larguar futbollistët që për së paku katër vite së bashku i kanë shënuar mbi 100 gola në sezon.

Në vitin 2017 iku Neymari, në vitin 2020 e larguan Luis Suarezin derisa verën e vitit 2021 u largua edhe Lionel Messi.

Kjo ka sjell pasoja pasi Barça në pesë takime ka shënuar vetëm 8 gola në La Liga, starti më i dobët që nga sezoni 2003/04, kur kishin shënuar atëherë vetëm 5 gola deri në këtë fazë. /Gazeta Express/