Nuk garon më për Kosovën, do të vendosë për një shtet tjetër!


Moral Pozhegu
19 Korrik 2019 15:27

Orges Arifi ka njoftuar se nuk do ta përfaqësojë më Kosovën. Karateisti kosovar e ka bërë një postim në rrjetet sociale duke e zbuluar vendimin e tij të papritur. Kosova mbeti pa njërin prej karateistëve më të mirë të saj

Kosova ka mbetur pa njërin prej karateistëve më të mirë të saj, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, Orges Arifi ka njoftuar përmes rrjeteve sociale për vendimin që të mos garojë më për vendin e tij, duke mos i zbuluar arsyet e këtij vendimi befasues.

Ai ka treguar po ashtu se shumë shpejt do ta bëjë të ditur emrin e shtetit për të cilin do të garojë në të ardhmen.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e Arifit, i cili tash e sa vite i solli suksese të shumta karatesë kosovare:

“Nuk jam garues i Federatës së Karatesë të Kosovës. Ditëve në vijim do ta bëj të ditur se për cilin shtet do të garoj. Pas 4 viteve të mrekullueshme më shumë suksese të arritura dhe shumë sfida, përfundon epoka ime si garues i Kosovës. Arsyet janë të shumta, për një vendim të tillë, të vështirë për mua, por do ta informoj ditëve në vazhdim opinionin për këtë vendim timin.

Ndihem krenar që si garues i deritanishëm i Kosovës që i kam mbrojtur ngjyrat e flamurit më shumë nder ku kam arritur të fitoj shumë medalje dhe tituj. Fitova medaljen e parë evropiane ne historinë e karatesë kosovare.

Gjithashtu isha fitues i Kupës Botërore për U21 dhe fitues i 3 medaljeve ballkanike për senior dhe kontribues i dy medaljeve evropiane në ekipore për regjione. Me rezultatet e arritura në vitin 2016 isha i pari në renditjen botërore në ËKF për U 21, dhe tash e sa kohë jam në top 50 në renditjen botërore të seniorëve.

I falënderoj të gjithë ata që ishin afër meje në suksese dhe dështime, gëzime dhe hidhërime.

Falënderim për Klubin e Karatesë Ippon Prishtine dhe trajneren Shqipe Zogiani. Falënderoj gjithashtu të gjithë shokët e reprezentacionit me të cilët kemi kaluar shumë kohë të mrekullueshme së bashku (Herolind Nishevcin, Alvin Karaqi, Elhami Shabani, Blodin Pakashtica, Durim Haziri, Ylli Cenaj, Astrit Halimi dhe Tahir Ajvazi) e shumë të tjerë, mirëpo me këta kemi qene pothuajse gjithmonë së bashku në këto vitet e fundit.

Shfrytëzoj rastin ta falënderoj bordin e Komitetit Olimpik të Kosovës për përkrahje të pa rezervë por edhe që gjithmonë me dolën në mbrojtje duke çmuar kontributin tim dhe të arriturat e mija në karate. Falënderoj për mirëkuptim z. Ismet Krasniqi”, ka shkruar Arifi. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart