"Nuk është lojë!" Ministrja përcjell foton e pacientit Covid në gjendje të rëndë - Gazeta Express
string(77) "nuk-eshte-loje-ministrja-percjell-foton-e-pacientit-covid-ne-gjendje-te-rende"

“Nuk është lojë!” Ministrja përcjell foton e pacientit Covid në gjendje të rëndë

Gazeta Express

13/07/2020 13:23

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka përcjellë në rrjetin social disa pamje nga spitali infektiv në Tiranë, ku një infermiere po i shërben një pacienti Covid me simptoma të rënda.

“Kjo është kryeinfermiere Merita Sefa, e cila po i shërben njërit prej pacientëve, që aktualisht po trajtohet për simptomat e rënda të virusit të rrezikshëm në spitalin infektiv. Nuk është lojë, rrezikohet jeta! Sepse, siç thonë mjekët, të cilët janë çdo ditë pranë pacientëve, sëmundja është tinzare!

Lexo Edhe:

A mundemi ne ta kufizojmë përhapjen e COVID19? PO, nëse secili prej nesh tregon kujdes në përditshmëri. Nuk është zgjidhje trajtimi në spital, por parandalimi:

Respekto distancën

Vendose maskën

Ruaj higjienën vetjake dhe kolektive“, shkruan Manastirliu.