“Nuk e pyeten fare Turqinë për operacionin” – Turqia i reagon ashpër Gjermanisë për veprimin ndaj anijes turke - Gazeta Express
string(106) "nuk-e-pyeten-fare-turqine-per-operacionin-turqia-i-reagon-ashper-gjermanise-per-veprimin-ndaj-anijes-turke"

“Nuk e pyeten fare Turqinë për operacionin” – Turqia i reagon ashpër Gjermanisë për veprimin ndaj anijes turke

Gazeta Express

24/11/2020 22:53

Turqia protestoi veprimin ndaj anijes turke në kuadër të operacionit “Irini”.

Ambasadori i Bashkimit Europian dhe Italisë si dhe i ngarkuari me punë i Gjermanisë në kryeqytetin Ankara u thërritën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë dhe këtu u protestua veprimi ndaj anijes turke në kuadër të operacionit “Irini”.

Lexo Edhe:

“Është protestuar dhe u është dhënë notë vendeve përkatëse për shkak të hyrjes në mënyrë të paautorizuar dhe kontrollit pa lejen tonë të qartë në kuadër të operacionit “Irini” ndaj anijes tonë tregtare “Roseline-A”. Në notë është theksuar se ngjarja bie ndesh me ligjin ndërkombëtar dhe ruan të drejtën për dëmshpërblim”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë.

Fregata gjermane në operacionin Irini, transporti dhe administrimi i së cilit drejtohet nga një komandant grek, duke ndaluar anijen që transportonte ushqime dhe produkte të ndryshme si bojëra nga Turqia për në Libi, kishte bërë kontroll për orë të tëra në anije në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.