Nuk e pranuan, Erik Lloshi nuk hesh ndaj padrejtësive në Festivalin e RTSH-së


Gazeta Express
8 Nëntor 2019 11:18

Pak ditë më parë u bë e ditur se këngëtari shumë i dashur për publikun, Erik Lloshi nuk është pranuar të bëhet pjesë e Festivalit të Këngës në RTSH. “Newsbomb.al” bëri të ditur se kënga e Erikut është refuzuar të bëhet pjesë e listës së këngëve të tjera pjesëmarrëse.

I ftuar së fundmi në emisionin “Semafor” në RTSH, Eriku u shpreh se ky është një vendim i padrejtë dhe zbuloi se në festival ka kompozitorë të huaj, gjë që nuk është e lejueshme.

“Isha me tekst dhe muzikë të shkruajtur nga vetë unë. Me atë informacion që kam, ka kompozitorë të huaj gjë që nuk është e lejueshme dhe më vjen shumë keq për këtë pjesë. Ka kompozitorë që nuk kanë kombësi shqiptare. Unë do vazhdoj ta them që është e padrejtë”, u shpreh Eriku.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart