Nuk e mori me vete në udhëtim, burri ‘shndërron’ banjën në plazh për të dashurën - Gazeta Express
string(77) "nuk-e-mori-me-vete-ne-udhetim-burri-shnderron-banjen-ne-plazh-per-gruan-e-tij"

Fun

Gazeta Express

15/06/2021 16:53

Nuk e mori me vete në udhëtim, burri ‘shndërron’ banjën në plazh për të dashurën

Fun

Gazeta Express

15/06/2021 16:53

Një burrë që udhëtoi për punë në një qytet bregdetar dhe nuk mund ta merrte të dashurën e tij, vendosi ta befasonte atë duke i “sjellë” plazhin në shtëpi

David, i cili jeton në Toledo, Spanjë, ishte për vizitë në Valencia për punë, por ai nuk mund ta merrte të dashurën me vete.

Lexo Edhe:

Duke mos dashur që ajo të humbasë ndonjë gjë, ai mbushi çantat me rërë si dhe shishet plastike me ujë oqeani para se të kthehej për në shtëpi, derisa ai dokumentoi përpjekjet e tij në një video për TikTok.

Në shtëpinë e të dashurës së tij, ai zbrazi rërën në të gjithë dyshemenë e banjës; ai gjithashtu e mbushi vaskën me ujë oqeani, para se të shpërndante petalet e trëndafilit dhe të ndizte qirinj, shkruan Telegrafi.

Videoja është parë gati 400 mijë herë në TikTok dhe më shumë se 900 mijë herë në Tëitter. Befasia e David është pritur me emocione të përziera, pasi disa gra thonë se do ta urrenin të befasoheshin në të njëjtën mënyrë.