“Nuk e kuptoj se çfarë i duhet Icardi Juventusit”


Gazeta Express
21 Korrik 2019 8:55

Arrigo Sacchi nuk mund ta kuptojë përse Maurizio Sarri e dëshiron sulmuesin e Interit, Mauro Icardin, në Juventus. Ai beson se argjentinasi vetëm sa do t’ia komplikonte gjërat atij.

Media të ndryshme italiane pohojnë se Icardi është duke e refuzuar çdo ofertë vetëm e vetëm që t’i bashkohet Juventusit këtë verë, për të luajtur përkrah Cristiano Ronaldos, transmeton Gazeta Express.

Por, sipas ish-trajnerit legjendar të Milanit, Sacchit, Icardi edhe pse sulmues fantastik, nuk bën për lojën e Sarrit.

“Icardi është specialist në rolin e tij, por ai do të kishte probleme për të luajtur futboll total”, tha Sacchi.

“Pastaj, ai do të mbushte shumë hapësira që në përgjithësi lihen të lira për Cristiano Ronaldon që të vrapojë në to për të shënuar”, shtoi ai.

“Sarri është trajner i madh me aftësi të mrekullueshme për t’iu mësuar gjëra të reja lojtarëve, por pyes veten përse do të donte ai të krijojë më shumë probleme”, theksoi ai. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart