“Nuk do të ndërmerret asnjë procedurë në parti deri sa të shohim akuzën ndaj Remenskit”


Gazeta Express
10 Tetor 2019 11:50

Nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski konsideron se së pari  duhet të merret akuza për Frosina Remenskën për rastin “Reket” që pastaj të ndërmerren procedurat  adekuate të brendshme partiake.

“Ne tregojmë dhe dëshmojmë se sistemi funksionon. Nëse më parë ishte i papërfytyrueshëm Prokuroria  të dorëzojë ç’farëdo lloj akuze kundër cilitdo funksionar të partisë qeveritare,  sot ajo është punë tërësisht normale. Nëse më parë Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit “nuk ka ekzistuar”, sot atë e ndjek pushteti për atë që nuk e bën siç duhet. Nëse Marko Zërlevski ka dorëzuar të paktën një padi penale kundër  ndonjë ish funksionari të VMRO-DPMNE-së sot ndoshta do të ishim  edhe në Bashkimin Evropian”, theksoi Mançevski.

Në tribunën “Në rrugë të drejtë”, që mbrëmë LSDM-ja e mbajti në Koçan, Mançevski theksoi se njëra nga përpjekjet  në të cilat me përkushtim punohet  është ligjet të fillojnë  në mënyrë të barabartë  të vlejnë për të gjithë qytetarët, ndërsa veçanërisht në luftën  kundër korrupsionit, sepse pushteti nuk duhet t’i mbrojë  njerëzit e tij. 

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart