‘Nuk do i bojkotojmë zgjedhjet’ Rudina Hajdari flet në emër të grupit të ri Parlamentar të PD


Gazeta Express
18 Prill 2019 11:24

“Ne si grup nuk jemi dakord për bojkotimin e zgjedhjeve të 30 qershorit”, kështu u shpreh Rudina Hajdari në foltoren e Kuvendit, në emër të grupit Parlamentar të PD, pas zgjedhjes në këtë post.

Hajdari u shpreh e bindur se deputetët e rinj nuk duan të bojkotojnë zgjedhjet e qershorit, duke theksuar se ata do të punojnë fort për përfaqësimin e demokratëve në këtë garë si dhe në Parlament.

“Unë do kërkoja që demokratët sot jashtë këtij Parlamenti ta shohin si një ofertë dhe alternativë e tyre për përfaqëim në Parlament. Ne si grup nuk jemi dakord për bojkotimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Ne nuk duam në asnjë lloj mënyre ta bojkotojmë zgjedhjen. Unë e shikoj që koha nuk është në favorin tonë por ne do përpiqemi në çdo mënyrë që demoktratëve mos u lëmë një vend bosh në këto zgjedhje. Ftoj çdo lloj partie opozitare ta rishikojnë vendimin e tyre për të bojkotuar, ky nuk është një mjet demokratik. Kështu që e konsideroj të rëndësishme që ne të përgatitemi dhe të marrim çdo klloj mase të mundshme. Së fundmi ftoj çdo lloj demokrati të na përkrahë në këtë iniciativë që ne të mundohemi të shpalosim alternativën tonë, të hapim rrugën për një garë reale në këtë Parlament. Kam bindjen e plotë se me ndihëm e zotit dhe mbështetjen e demokratëve që janë të zhgënjyer nga vendimi i Partisë Demokratike do na mbështesin”, tha Hajdari. 

Te fundit


Kthehu lart