Nuk çuditem nëse Usyk e rreh Joshuan, thotë ish-kampioni i botës Groves - Gazeta Express
string(70) "nuk-cuditem-nese-usyk-e-rreh-joshuan-thote-ish-kampioni-i-botes-groves"

Nuk çuditem nëse Usyk e rreh Joshuan, thotë ish-kampioni i botës Groves

Futboll

Gazeta Express

22/09/2021 9:31

Anthony Joshua mund të përballet me sfidën më të vështirë deri tani kur të ballafaqohet me Oleksandr Usyk në luftën për t’i mbrojtur titujt e botës të shtunën në Londër, ka thënë ish-kampioni i botës George Groves.

Joshua do t’i rrezikojë titujt e vet të botës në kategorinë e rëndë WBA, IBF, WBO dhe IBO në Stadiumin e Tottenham Hotspur kundër Usyk, i cili është ish-kampion i padiskutueshëm i botës në kategorinë gjysmë të rëndë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

34-vjeçari nga Ukraina i ka fituar të gjitha 18 luftërat profesionale, duke i rrahur edhe boksierët si Tony Belleë dhe Derek Chisora gjatë rrugës.

“Usyk është i shkëlqyeshëm teknikisht”, tha Groves për BBC.

“Ai e tregoi këtë në kategorinë gjysmë të rëndë me luftëra madhështore dhe besoj se ai mund të jetë sfida më të vështirë e Joshuas deri më sot”.

Ai shtoi: “Kjo është hera e parë që nuk do të habitesha nëse Joshua rrihet”.

Meçi mes Joshuas dhe Usyk do të zhvillohet të shtunën rreth orës 23:00, sipas kohës sonë lokale. /Gazeta Express/