“Nuk besoj se do ta shkarkojnë Zidanin nëse Reali humb nga Barcelona” - Gazeta Express
string(67) "nuk-besoj-se-do-ta-shkarkojne-zidanin-nese-reali-humb-nga-barcelona"

Gazeta Express

22/10/2020 17:04

“Nuk besoj se do ta shkarkojnë Zidanin nëse Reali humb nga Barcelona”

Gazeta Express

22/10/2020 17:04

Jose Antonio Camacho, ish futbollisti dhe trajneri i Real Madridit, është i bindur se në rast të humbjes së Los Blancos të shtunën në Camp Nou nga Barcelona, nuk do t’i rrezikohet vendi i punës Zinedine Zidanit.

Ai beson se Zizu i ka dhënë mjaftueshëm arsye deri sot Realit se është i duhuri për të vazhduar.

Lexo Edhe:

Humbja në Ligën e Kampionëve të mërkurën ka prishur qetësinë te Los Blancos, që erdhi pak ditë pas humbjes në La Liga nga Cadiz.

Zidane rrezikon shkarkimin?

“Nuk besoj se Zidane do të shkarkohet nëse humbin. Ai ka dashurinë e mjaftueshme të presidentit dhe ka të gjitha garancitë për të vazhduar, megjithëse në futboll nuk shikohet prapa, por të hynë në punë në momente të caktuara”, tha ai.

Çfarë po i mungon Reali?

“Nuk e di se çfarë është duke i munguar Real Madridit në këto momente. Ajo që kam parë është se tani për tani, s’ka ekip më të fortë se Bayern Múnich. E mbyllën sezonin e kaluar në një nivel fantastik dhe e kanë nisur mirë sërish tjetrin”.

Rezultati i preferuar në el clásico në Camp Nou: “Do të më pëlqente që të fitojë Real Madridi. 0-2 do të ishte shumë bukur”. /Gazeta Express/