Nuhiu shënon në fitoren e Sheffieldit


Gazeta Express
16 Korrik 2019 23:58

Atdhe Nuhiu ka vazhduar ta tregojë formën e mirë gjatë turneut parasezonal me Sheffield Wednesday, këtë herë duke shënuar në fitoren me rezultat 4:0 kundër Northampton Town.

Sheffield Wednesday shënoi fitore bindëse, me rezultat 4:0, në ndeshjen miqësore kundër Northampton Townit, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ardhshëm të Championshipit, nivelit të dytë të futbollit në Angli, raporton Gazeta Express.

Sulmuesi i ekipit kombëtar të Kosovës, Atdhe Nuhiu, e tregoi talentin e tij në këtë ndeshje, duke e shënuar golin e tretë të skuadrës së tij në këtë ndeshje, duke e vazhduar formën e tij në përgatitjet parasezonale.

Nuhiu nuk e pati besimin e trajnerit të ri Steve Bruce, që nga emërimi i tij në pozitën e trajnerit. Ai preferoi ta linte kosovarin në bankën rezervë, mirëpo Nuhiu e dëshmoi rëndësinë e vet disa herë në minutat e paktë të lojës që i pati sezonin e kaluar.

Nuhiu i zhvilloi 34 ndeshje sezonin e kaluar, prej të cilave vetëm 14 ishin në formacionin e parë. Ai kontribuoi me katër gola dhe me dy asiste. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart