Novi Sad, takim trepalësh mes Zaevit, Ramës dhe Vuçiqit


Gazeta Express
10 Tetor 2019 11:31

Kryeministri Zoran Zaev, kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq  paradite do të mbajnë takim trepalësh në  Kalanë e Petrovaradinit sot në Novi Sad.

Ndërsa mbrëmë kryeministri i Serbisë Vuçiç ka shtruar një darkë zyrtare, po në Novi Sad, për kryeministrin Zaev dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Lideret do të zhvillojnë një takim dyditor ku në përfudnim do të nënshkruajnë një marrëveshje për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave, apo siç është quajtur ndryshe “Mini Shengeni Ballkanik”.

Më herët, në muajin shtator, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një intervistë dhënë nga Nju Jorku për mediet, paralajmëroi këtë takim duke thënë se “një takim mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut pritet të ndodhë për të diskutuar hapat e bashkëpunimit midis vendeve. Sigurisht, ky takim nuk përjashton vendet e tjera, por është një ftesë ndaj fqinjëve për t’u bashkuar”.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart