Pas vendimit të CAS që i siguroi Nottingham Forest vendin në Europa League për sezonin e ri, klubi ka reaguar shpejt duke ndërmarrë një goditje të madhe në merkato.
Gjatë verës, pozicioni i Forest në garat europiane ishte i pasigurt, për shkak të apelit nga Crystal Palace pas fitores së tyre në FA Cup.
Palace pretendonte se ndikimi i pronarit amerikan, Todd Boehly (në atë kohë i lidhur me skuadrën), nuk ishte vendimtar për përjashtimin e Forest, por me dorëheqjen e tij nga bordi i Lyon dhe shitjen e aksioneve te investitori Woody Johnson, UEFA vendosi që Palace do të luajë në Europa Conference League, duke lënë vend për Nottingham Forest në Europa League.
Pas konfirmimit të këtij vendimi, Fabrizio Romano raporton se Nottingham Forest po përfundon marrëveshjen për yllin e Manchester City, James McAtee.
Mesfushori anglez U21 ka rënë dakord për kushtet personale me Forest dhe klubet po negociojnë një marrëveshje që mund të kalojë vlerën e 20 milionë funteve.
McAtee kishte oferta nga disa klube të Premier League dhe Evropës, por duket i vendosur të vazhdojë karrierën në City Ground.
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, e ka lavdëruar shumë talentin e tij, duke theksuar aftësitë e tij në gol, etikën e punës dhe agresivitetin, pavarësisht se ai kishte vetëm tri startime në Premier League sezonin e kaluar.
Ky transferim mund të jetë një sinjal i fortë për ambiciet e Forest në Europa League dhe për sezonin që po vjen. /GazetaExpress/