Notre Dame i kishte shpëtuar Revolucionit Francez dhe pushtimit nazist


Gazeta Express
15 Prill 2019 23:16

Katedralja e Notre Dame ka një histori plotë 850 vjeçare. Objekti ikonik i ka shpëtuar shumë sfidave gjatë shekujve.

Ajo ishte skena e kurorëzimit të perandorit Napoleon në vitin 1804.

Gjatë Revolucionit Francez protestuesit kishin djegur banesën e kryepeshkopit që ndodhej në pjesën jugore të ndërtesës, dhe një pjesë e saj u dëmtua gjithashtu.

Gjithashtu ajo i kishte shpëtuar edhe pushtimit nazist, madje vrimat e plumbave gjatë luftimit mes forcave çlirimtare dhe nazistëve ishin në fasadën e objektit deri në 1963.

Po në këtë vit Ministri francez i Kulturës, Andre Malraux urdhëroi renovimin sipërfaqësor të katedrales, ku edhe u shlyen shumë shenja që kishin mbetur përgjatë ngjarjeve historike./Express/

Te fundit


Kthehu lart