Notarët kosovarë dëshpërojnë në Lojërat Mesdhetare
Sporte tjera
Gazeta Express
04/07/2022 14:19
Notarët kosovarë kanë dëshpëruar në Lojërat
Mesdhetare sot.
Alush Telaku ka përfunduar në vendin e fundit nga
gjashtë garues sa ishin pjesë e disiplinës 200 metra delfin.
Ai e mbylli garën për kohën 2 minuta, 13 sekonda dhe
84 të qindrat, 15 sekonda e 35 të qindtat prapa vendit të parë, i cili i takoi
italianit Antonino Faraci.
E eksperiencë të njëjtë sot pati edhe notarja Vanesa Beka, e cila e mbylli garën në vendin e fundit në disiplinën bretkosë.
Ajo arriti në cak për kohën 37,14 sekonda, 6 sekonda
prapa lideres italiane, Lisa Angiolini nga pesë notare sa i pati kjo garë. /Gazeta Express/