Norwich bie nga Premierliga, pas disfatës së 24-të të sezonit - Gazeta Express
string(60) "norwich-bie-nga-premierliga-pas-disfates-se-24-te-te-sezonit"

Norwich bie nga Premierliga, pas disfatës së 24-të të sezonit

Gazeta Express

11/07/2020 16:54

Norwich City ka rënë sërish në Championship, në nivelin e dytë të futbollit në Angli, për sezonin e ardhshëm, pas rezultateve zhgënjyese këtë sezon në Premierligë.

Disfata në ndeshjen kundër West Ham Unitedit në shtëpi me rezultat 4:0  të shtunën pasdite ua shkaktoi Kanarinave jo vetëm disfatën e 24-të për këtë sezon, por edhe rënien sërish në Championship, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Por, edhe para ndeshjes, Farke e kishte pranuar se skuadra e tij me siguri do të binte nga liga, duke u thënë gazetarëve: “Edhe nëse i fitojmë katër ndeshjet e fundit, unë do të thosha që kemi garanci të paktën 99 për qind se kjo s’do të mjaftojë për të qëndruar në ligë”.

Parashikimi i trajnerit gjerman rezultoi të jetë i saktë, pasi që skuadra e tij pësoi disfatë të thellë nga het-triku i shënuar nga Antonio, ndërsa West Ham tani është gjashtë pikë larg vendeve për rënie nga Premierliga.

Ndërsa, rënia e Norwichit sërish në Championship u konfirmua sapo gjyqtari e sinjalizoi fundin e ndeshjes, pasi që ata mbeten në fund të tabelës me vetëm 21 pikë, me edhe tri ndeshje deri në fund të sezonit.

Norwichi i ka humbur të gjitha gjashtë ndeshjet e zhvilluara që nga rinisja e sezonit më 17 qershor dhe ata i kanë ende në kalendar ndeshjet kundër Chelseat dhe Manchester Unitedit. /Gazeta Express/