Nokauti brutal i Wilder ndaj Ortiz nga kënde të ndryshme dhe në xhirim të ngadalësuar


Gazeta Express
24 Nëntor 2019 9:34

Deontay Wilderit i mjaftoi një e djathtë shkatërruese, e pritshme, për ta rrahur Luis Ortizin, edhe pse u dominua për gjashtë runde radhazi. Pamje të ndryshme nga ky meç, tregojnë se sa brutal ishte nokauti i rundit të shtatë.

Deontay Wilder e mbrojti titullin e botës në kategorinë e rëndë të boksit në divizionin WBC, për herë të 10-të në karrierë, pasi e rrahu Luis Ortizin me nokaut të dielën në mëngjes në Las Vegas.

Boksieri amerikan Wilder rrezikoi ta humbasë titullin pas plot pesë vjetëve, sepse u dominua nga Ortiz për gjashtë runde të plota, raporton Gazeta Express.

Megjithatë, 34-vjeçari i dha një goditje brutale me të djathtën e tij fuqishme Ortizit, duke e rrëzuar në dysheme në rundin e shtatë.

40-vjeçari nuk qe në gjendje të ngrihet në këmbë me kohë dhe Wilder triumfoi me nokaut.

Kjo ishte një përsëritje e meçit të parë mes tyre në vitin 2018, me Wilder që kishte triumfuar edhe në atë botë. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart