Noizy rreh një ish anëtar të TBA-së, para një jave i kishte dërguar mesazh - Gazeta Express
string(73) "noizy-rreh-nje-ish-anetar-te-tba-se-para-nje-jave-i-kishte-derguar-mesazh"

Noizy rreh një ish anëtar të TBA-së, para një jave i kishte dërguar mesazh

Yjet

Gazeta Express

06/06/2022 20:16

Reperi Noizy e ka rrahur ish anëtarin e The Bloody Alboz (TBA), Cllevio

Ka plasur sherri mes reperit Noizy dhe një ish reperi të The Bloody Alboz (TBA), Cllevio (sa ishte në TBA nofkën ai e kishte Hudra), pasi që këta të dy kishin pasur një duel verbal para disa ditëve, madje kishin shkëmbyer edhe mesazhe.

Lexo Edhe:

Pas këtij mesazhi Noizy ka postuar një videon në rrjetin social TikTok, por që më vonë pas pak minutash e ka shlyere atë.

Por, Gazeta Express ka arritur që ta sigurojë këtë video dhe në të shihet Noizy i cili niset në drejtim të Cllevio duke e goditur atë me grusht dhe rrëzuar.

Për ta shikuar momentin e rrahjes, KLIKONI KËTU – VIDEO

Ndërkohë para një jave Cllevio kishte postuar një mesazh të Noizyt kur ai i tërhiqte vërejtjen se nuk është duke bërë mirë që është duke e sharë.

Pas një jave të publikimit të këtij mesazhi Noizy ka reaguar duke e rrahur Cllavio. /GazetaExpress/