Njollat e kuqe në sy: Pse shkaktohen dhe a janë të rrezikshme - Gazeta Express
string(60) "njollat-e-kuqe-ne-sy-pse-shkaktohen-dhe-a-jane-te-rrezikshme"

Shneta

Gazeta Express

08/04/2021 16:12

Njollat e kuqe në sy: Pse shkaktohen dhe a janë të rrezikshme

Shneta

Gazeta Express

08/04/2021 16:12

Edhe pse mund të bëjnë shumë përshtypje, në përgjithësi këto njolla nuk paraqesin ndonjë problem serioz për shëndetin. Zakonisht, njollat e kuqe në sy shkaktohen nga një goditje ose dëmtim

Ato janë rrjedhje të gjakut që shfaqen në pjesën e bardhë të syrit si pasojë e çarjes së kapilarëve. Në pjesën më të madhe të rasteve, këto probleme larohen vetë brenda një jave. Përgjithësisht, ato nuk shoqërohen nga simptoma të tjera.

Lexo Edhe:

Megjithatë, rekomandohet një vizitë okulistike në rastin e rrjedhjes së jashtme të gjakut, gjurmëve të gjakut në iris, dhimbje të shpeshta, shikim i turbullt, ndjeshmëri ndaj dritës dhe ënjtje e syrit.

Konjuktiva

Konjuktiva është një membranë shumë e hollë, elastike dhe transparente e cila vesh pjesën e bardhë të syrit, e quajtur sklera. Luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e syve pasi përbën një pengesë mbrojtëse ndaj infeksioneve të mundshme, shkruan Living.

Në konjuktivë janë të pranishme një numër i madh enësh gjaku të cilat mund të çahen dhe të shkaktojnë rrjedhje të vogla të gjakut në sy.

Pse shfaqen këto njolla në sy?

-Në pjesën më të madhe të rasteve, vijnë si pasojë e një ose më shumë shkaqeve të mëposhtme.

-Rritje e papritur e presionit të gjakut

-Trauma në sy të shkaktuara nga një goditje apo thjesht fërkim i syrit

-Disa medikamente mund të ndryshojnë koagulimin e gjakut dhe të shkaktojnë shfaqjen e njollave të kuqe në sy.

-Disa sëmundje si hipertensioni ose diabeti melit shoqërohen me skuqje dhe hemorragji në zonën e sklerës.

Me kalimin e ditëve, ngjyra rregullohet vetë. Është gjithashtu normale që syri të marri një ton të verdhë gjatë procesit të shërimit. Nuk është e këshillueshme t’i fërkoni sytë, pasi mund të rrisni sasinë e gjakut që rrjedh.